Lajme

Shefi mjekësor i FIFA-s: Rrezikohemi nga goditja e dytë e pandemisë së Covid19, nëse…

By vizional

April 28, 2020

Shefi mjekësor i FIFA ka paralajmëruar se rifillimi i sezonit aktual të futbollit në javët e ardhshme mund të shkaktojë një goditje të dytë të pandemisë së COVID-19.

Michel D’Hooghe thotë se rikthimi i futbollit mund të ketë pasoja të rënda.

“Ne të gjithë i nënshtrohemi vendimeve në nivel kombëtar nga autoritet publike. Është shumë e thjeshtë. Futbolli papritur bëhet gjëja jo e rëndësishme në jetë”, ka deklaruar D’Hooghe për mediet angleze.

“Do të isha i lumtur nëse mund të fillojmë, në një mënyrë të përshtatshme, kampionatin tjetër  dhe të mos kemi asgjë para fillimit të tij”.

“Nëse ata do të mund të fillonin në sezonin 2020/2021 në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, unë do të isha i lumtur. Atëherë ata përfundimisht mund të shmangnin një sulm të dytë nga virusi, një mundësi e mundshme”.

“Të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm për momentin. Kam dëgjuar në shumë vende që ata po mendojnë të luajnë futboll përsëri, me ose pa tifozë”.

“Nëse ekziston një situatë kur argumentet mjekësore duhet të fitojnë kundër atyre ekonomike, është tani. Nuk është çështje parash, është çështje jete dhe vdekjeje. Është shumë e thjeshtë”, përfundon D’Hooghe.

Kujtojmë që Bundesliga është në mesin e ligave që synon rikthimin më 9 maj, pas lejes që ka marrë nga autoritetet përkatëse.