SHBA ‘pushtohet’ nga moti i keq/ Stuhi të mëdha dëbore! Sa do...

SHBA ‘pushtohet’ nga moti i keq/ Stuhi të mëdha dëbore! Sa do të ndikojë në shpërndarjen e vaksinës?

370
0

Një stuhi e fuqishme dëbore po përshkon pjesën veri-lindore të SHBA-ve, duke prekur më shumë se 60 milionë banorë.

Në disa pjesë të Pensilvanisë dhe Nju Jorkut parashikohet deri në dy metra dëborë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit dhe mungesë të energjisë” në zonat më të prekura.

Dy persona vdiqën në një aksident që përfshiu dhjetëra makina në Pensilvaninë qendrore.

Zyrtarët thonë se nuk presin që stuhia të pengoje shpërndarjen e vaksinave Covid-19, e cila filloi në SH.B.A. të Hënën. Sidoqoftë, kishte raportime për mbylljen e përkohshme të disa qendrave të testimit të koronavirusit në disa shtete.