SHBA miraton vaksinën e Pfizer, Trump: Nisim brenda 24 orëve

SHBA miraton vaksinën e Pfizer, Trump: Nisim brenda 24 orëve

169
0

Ashtu sikurse dhe pritej, Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) autorizoi të premten vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent, duke i hapur rrugën vaksinimit të gjerë të popullatës.

Presidenti Trump tha se vaksinimi i parë me Pfizer do të nisë  në SHBA brenda më pak se 24 orëve.

“Ne kemi nisur tashmë shpërndarjen e vaksinës në të gjithë vendin”, tha Trump në një mesazh të regjistruar në llogarinë e tij në tuoter. “Vaksinimi i parë do të nisë në më pak se 24 orë”, shtoi ai.

“Pandemia mund të ketë nisur në Kinë, por do të ndalet këtu në SHBA”, tha Trump që pohoi se vendi i tij ka kryer një mrekulli mjekësore duke zhvilluar një vaksinë të sigurt në më pak se 9 muaj.

Ashtu sikurse edhe në Britani të parët që do të marrin vaksinën janë punonjësit e shëndetësisë, për të vijuar më tej me punonjësit dhe rezidentët e qendrave për të moshuarit, personat me sëmundje të tjera shoqëruese si dhe personat e moshuar. Ndërkohë për pjesën tjetër të popullatës parashikohet që vaksinimi të nisë në prill ose maj të vitit të ardhshëm.