SHBA-ja në gjendje të jashtëzakonshme pas përfshirjes nga zjarret e fuqishme, zjarrfikësit...

SHBA-ja në gjendje të jashtëzakonshme pas përfshirjes nga zjarret e fuqishme, zjarrfikësit hyjnë në ditën e 11 të luftës më flakët teksa dëmtohen dhjetëra banesa

273
0

Shumë shtëpi u dëmtuan nga zjarret të cilat po vazhdojnë në pika të ndryshme përgjatë vijës veri-jug në kufirin lindor të Kalifornisë në SHBA.

Ekipet zjarrfikëse po bëjnë përpjekje tashmë 11 ditë për të shuar zjarrin Dixie, i cili shpërtheu në një zonë afër kufirit të Kalifornisë me Nevadën si dhe 21 ditë kundër zjarrit Tamarack, që shndërruan në hi mbi 20 shtëpi.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Plumas, Alphine, Butte dhe Lassen në shtetin e Kalifornisë dhe në Douglas të shtetit Nevada, të cilat përballen me rrezik nga zjarret.

Nga ana tjetër, zjarri Bootleg në Oregon, zjarri më i madh i vendit, ka vazhduar për 19 ditë.

Zjarrfikësit njoftuan se zjarri Bootleg është vënë nën kontroll në masë të madhe, por flakët vazhdojnë të kërcënojnë mijëra shtëpi.

Gati 3.000 hektarë tokë dhe më shumë se 200 shtëpi u dëmtuan në zjarrin Alder Greek në Montana, për të cilin po bëhen përpjekje për ta shuar tashmë 17 ditë.

Aktualisht aktive janë 88 zjarre, gjashtë prej të cilave të mëdha, kryesisht në shtetet perëndimore.

Rreth 553 mijë hektarë zona pyjore janë dëmtuar deri më tani nga zjarret.