Shapka dhe këmbët e dy personave, Gjonaj bën gafën me postimin në...

Shapka dhe këmbët e dy personave, Gjonaj bën gafën me postimin në rrjetin social (FOTO)

472
0

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka takuar ditën e sotme dy anëtarë të Bundestagut gjerman dhe pjesë e partisë Social-Demokrate gjermane (SPD), Christian Petry dhe Metin Hakverdi.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Gjonaj ka publikuar disa foto gjatë takimit, por mesa duket gabimisht së bashku me fotot e deputetëve gjermanë, është postuar edhe një foto tjetër së bashku me to, ku tregohen një palë shapka dhe këmbët e dy personave.

Ndërkohë, ajo që bie  në sy është se  foto qesharake është jashtë kontekstit të postimit të Gjonajt, që me gjasë është postuar gabimisht.

Ndër të tjera në postimin e saj në twitter, Gjonaj ka vlerësuar mbështetjen e parlamentit gjerman në të gjithë hapat e rëndësishëm të Shqipërisë drejt integrimit.

Postimi i plotë:

Në takimin me dy nga miqtë tanë gjermanë, anëtarë të Bundestagut dhe të SPD

Ishte kënaqësi të dëgjoja vlerësimin dhe mbështetjen e dy deputetëve të Parlamentit të Bundestagut për punën tonë, duke siguruar mbështetjen gjermane në të gjitha hapat e rëndësishëm drejt integrimit.

photoooo.jpg