SFIDA – Gjergj Bojaxhi: Shpresa janë qytetarët

SFIDA – Gjergj Bojaxhi: Shpresa janë qytetarët

464
0

Gjatë takimeve të sotme, kandidati i Sfidës për Tiranën, Gjergj Bojaxhi, tha se në Shqipëri ka shpresa nëse në parlament çojmë luftetarë të qytetarëve dhe jo hyqmeqarë të kryetarëve. Sipas tij shpresa nuk janë këta apo ata politikanë, por qytetarët. “Shpresa janë ata njerëz që, megjithë gjërat që nuk funksionojnë në Shqipëri, çdo ditë bëjnë rolin e tyre si qytetarë të denjë të këtij vendi. Ata janë të pakënaqur nga kjo klasë politike, por kjo nuk i ka ndaluar që ata vetë të jenë frymëzues,” tha Bojaxhi. Ai thotë se ka shpresë dhe pikërisht këta qytetarë janë ndryshimi. “Ata janë të ndershëm. Ata janë të duruar. Ata janë punëtorë. Së bashku, ata mund të ndryshojnë gjithçka. Edhe nëse nuk bllokohet dot kjo klasë politike në këto katër vjet, së bashku mund të nisim t’i demaskojmë. Ka shpresë, nëse të gjithë vihemi përballë tyre. Ne i sollëm në pushtet dhe ne mund t’i heqim,” u shpreh Gjergj Bojaxhi. “Gjithçka mund të ndryshojë nëse kemi mandat nga ju që t’i denoncojmë dhe demaskojmë rregullisht për veprimet që bëjnë. Kur drejtues e militantë punojnë për partinë e tyre e jo për interesin e shqiptarëve, ne duhet të jemi aty për ti denoncuar. Kur të tentojnë të bëjnë marrëveshje në kurriz të shëndetësisë apo ilaçeve të shqiptarëve ne do jemi aty për ti demaskuar dhe ndërmarrë veprime ligjore. Asgjë s’ndryshohet nga jashtë. Asgjë s’ndryshohet duke mos votuar. Asgjë s’ndryshohet duke ulur kokën. Këtë herë do votë për Sfidën qytetare vlen më shumë se kurrë. Ajo që nuk vlen është vota që t’i fuqizojme më tepër këta parti pazaresh. Ne kemi shpresë se gjithçka fillon të ndryshojë me 25 Qershor.” – tha kandidati i Sfidës. Gjergj Bojaxhi foli edhe për rëndësinë e arsimit. “Duhet dhe arsim që të mos këtë synim të tashmet politike, por të ardhmen e fëmijëve tanë. Qytetarët e shpresës së Shqipërisë e dinë këtë,” tha ai. Sfida përmban kandidatë që mbështetën lëvizjen qytetare të Tiranës për Gjergj Bojaxhi në krye të Bashkisë si dhe emra të rinj që kandidojnë përkrah Bojaxhi. Hektor Ruci është kryetari administrativ i kësaj force të re.