Duket se nuk ka qetësi për qytetin e Korçës, pasi tre lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm.
Edhe pse lëkundjet e sotme nuk kanë qenë aq të forta sa tërmetet e djeshme, ato kanë shkaktuar sërish panik tek banorët. Sipas EMSC, lëkundjet janë ndjerë rreth orëve të para të mëngjesit, dhe më i forti kishte magnitudë 2.9 të shkallës Rihter.
Prej 1 qershorit, qarku i Korçës është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme, si pasojë e të cilave janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ditën e djeshme tërmeti më i fortë ishte me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës.