Aktualitet

Sërish lëkundje tërmeti këtë mëngjes, epiqendra pranë Lezhës

By vizionc

December 06, 2019

Nata ka kaluar e qetë për qytetarët në Durrës dhe Tiranë, rreth 4 pasgoditje me intensitet të lehtë më pak se 3.0 janë regjistruar.

Ndërsa këtë mëngjes, në orën 08:44, janë shënuar sërish lëkundje tërmeti me epiqendër në detin Adriatik, 30 kilometra nga Lezha dhe 45 kilometra në veri-perëndim të Tiranës. Magnituda ka qenë 3.7 në një thellësi prej 10 kilometrash.

Pasgoditjet janë rralluar ndjeshëm që pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ndërsa gjeologët kanë paralajmëruar se lëkundjet e lehta mund të vazhdojnë me muaj.