Senad Gashi i jashtëzakonshëm, mposht me ‘KO’ boksierin boshnjak

Senad Gashi i jashtëzakonshëm, mposht me ‘KO’ boksierin boshnjak

373
0

Boksieri shqiptar, Senad Gashi regjistroi një tjetër fitore mbrëmjen e djeshme, teksa triumfoi përballë kundërshtarit boshnja, Adnan Redzovic.

Në ndeshjen e zhvilluar në Hamburg tw Gjermanisë, Gashi i dha fund duelit në raundin e katërt me nokaut. Me këtë fitore shqiptari regjistron fitoren e 20-të në boksin profesionist.

Aktualisht 30-vjeçari i lindur në Pejë është shqiptari më elitar në boksin e peshave të rënda, duke ecur në gjurmët e atletëve të njohur si Luan Krasniqi dhe Arnold Gjergjaj.