«Sëmundja po më ”gërryen”, kam 5 vite që s’shkoj në tualet» historia...

«Sëmundja po më ”gërryen”, kam 5 vite që s’shkoj në tualet» historia e 23 vjeçares me sindromën e rrallë që la pa fjalë mjekët

721
0

Nuk ka asgjë më të sikletshme se ndjesia që fshikëza e urinës mund ‘’të shpërthejë” nga momenti në moment dhe të gjendeni në vendin dhe momentin e gabuar, por në rastin e Pollyanna Love kjo gjë do të kthehej në një torturë të vërtetë. Gjithçka nisi në fillim të 2014-s, kur vajza angleze filloi të kishte problemet e para serioze në traktin urinar.

 

‘’Isha vetëm 18 vjeç dhe sapo kisha nisur punën time të parë e doja të kisha një performancë sa më të mirë, ndaj nuk i kushtoja rëndësi hidratimit dhe ushqyerjes së shëndetshme. Mendoja se problemet me urinimin lidheshin pikërisht me stilin tim të jetesës, dhe se barku i fryrë që nuk e kisha më parë ishte shfaqur pikërisht prej kësaj gjëje. Kisha gati dy javë pa shkuar në tualet dhe në fillim nuk ndjeja asnjë shqetësim, derisa një mbrëmje përfundova me urgjencë në spital. Mjekët më diagnostikuan me sindromën e Fowler-it, një gjendje e rrallë shëndetësore që më pengonte të urinoja normalisht dhe djegie të brendshme që mund të krahasoheshin me ato të shkallës së tretë.’’—rrëfen ajo për ‘’Daily Mail”.

 

 

Por ajo që la pa fjalë mjekët ishte fakti se fshikëza e saj kishte mbledhur plot 3 litra urinë, ndërkohë që kapaciteti i saj në kushte normale është 500 ml. Pasi arritën t’ia thanin me anë të një kateteri dhe një qeseje stoma, mjekët u habitën kur vunë re se brenda fshikëzës së urinës ishte rritur gjithashtu një masë tumorale me përmasat e një topi bejsbolli. Pasi iu nënshtrua një sërë trajtimeve, Pollyanna iu rikthye jetës normale, ndonëse 5 vite pas operacionit ajo pranon se nuk shkon në banjë rregullisht dhe se ndihet gjithë kohës pa fuqi dhe ka dhimbje të gjithanshme.