Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka bërë një paraqitje me të cilën bëri që të gjithë ta kthejnë kokën kah ajo. Ajo zbuloi pa dashje gjoksin teksa ecte rrugës së Los Angeles për të shkuar në promovimin e singlit të saj të ri, shkruan lajmi.net. Veshja e saj e hapur anash bëri që ta ‘tradhtoi’ atë pasi paparazët kanë kapur imazhe të saj me gjoksin e ekspozuar tërësisht. Kjo njëherësh është hera e dytë që këngëtarja e hitit “Come & Get It” ka pësuar një ‘skandal’ të tillë.