Sekuestrohen 32 mijë euro në Kapshticë

Sekuestrohen 32 mijë euro në Kapshticë

384
0

32 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar nga Policia Kufitare në Kapshticë, ndërsa është proceduar penalisht poseduesi i tyre.

Autoritetet sqarojnë se gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.