Sekuestrohen 157 kg ko**inë në Itali, mediat: Vinte nga Shqipëria. Përgjimi i...

Sekuestrohen 157 kg ko**inë në Itali, mediat: Vinte nga Shqipëria. Përgjimi i telefonave zbuloi vëllezërit shqiptarë

381
0

 

Nje rrjet i trafikut te droges eshte shkaterruar nga policia italiane, nderkohe qe ne pranga jane vene 32 persona dhe jane sekuestruar 157 kg kokainë dhe kanabis. Mediat italiane bejne me dije se droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda dhe nese do te hidhej ne treg do te kapte vleren e 6 milione eurove.

Policia nuk ka bere ende me dije identitetin e personave te arrestuar sot, nderkohe qe mediat fqinje shkruajne se hetimet filluan ne Reggio Emilia dhe me pas u shtrine gjithandej ku rrjeti funksiononte per trafikun e droges.

Hetimet nisen me zbulimin e dy vëllezërve me kombësi shqiptare, Z.G. dhe Z.R., të dy banorë të Reggio Emilia.

Atyre iu pergjuan telefonat, cfare beri me pas edhe zbulimin e furnizuesve te droges, dy shqiptare te tjere me incialet L.A. dhe L.G., banues në provincën e Bergamos. Ata kishin ne perdorim lokale ne Komunën e Osio Sopra ashtu dhe në Komunën e Osio Sotto, prej nga mori edhe emrin operaiconi i koduar.

Policia nderhyri dhe zbuloi drogen ne nje garazh, fillimisht 25 kg dhe me pas, ne nje tjeter aksion, nje sasi prej 130 kilogramë, perfshire kokainën, marihuanën dhe hashashin.

Ne kohen qe u vu ne pranga shtetasi L.A. iu gjeten dhe “librat e llogarive” me shenime, emra dhe sasi lidhur me shperndarjen dhe trafikun e droges, qe menaxhohej nga vellezerit shqiptare.