“Seksi në komunizëm ishte më i mirë”, Silva Balatadori flet për traumën:...

“Seksi në komunizëm ishte më i mirë”, Silva Balatadori flet për traumën: Nëna ime nisi të qante kur…

6476
0

Silva Balatadori ishte pjesë e panelit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u diskutua rreth studimit të autores Kristen R.Ghodsee, që tregonte se seksi në komunizëm ishte më i mirë.

 

 

a i përket studimit të mësipërm, Silva jo vetëm që nuk e mbështeti, por tha se në atë kohë njerëzit nuk kanë patur aspak informacion mbi edukatën seksuale. Thënë këtë, ajo kujtoi dramën e madhe që kishte përjetuar e ëma kur në moshën 11 vjeçare Silvës i kishin ardhur për herë të parë menstruacionet.silva

 

“Mua më kanë ardhur periodat kur isha shumë e vogël, 11 vjeç. Po luaja petash, ka qenë fund qershori e mbaj mend si tani. U rrëzova me pantallona të shkurtra, se shkolla mbaronte në 15 qershor dhe ishim të gjithë kalamajtë e pallatit, rashë mbrapsht dhe isha totalisht me hemorragji nga mbrapa. Të gjithë kujtuan se u vrava rëndë, nuk ishte ndonjë dhimbje e madhe, por isha bërë shumë pis”, tregoi ajo, duke shtuar më tej se pasi kishte arritur në shtëpi dhe hemorragjia nuk kishte ndaluar, e ëma e kishte kuptuar se në fakt i kishin ardhur periodat.

 

“ Ishte një traumë, unë e kujtoj si një traumë të mamasë time që filloi të qante pse më erdhën periodat në moshë kaq të re”,u shpreh Silva. /Top Channel