“Sekreti”, Eni Koçi në krahët e një mashkulli tjetër, Genc Prelvukaj s’duron...

“Sekreti”, Eni Koçi në krahët e një mashkulli tjetër, Genc Prelvukaj s’duron më, ja komenti që bën (FOTO)

455
0

Këngëtarja Eni Koçi është mjaft e komentuar në medien rozë për shkak të lidhjes që ka me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj.

 

Ata njihen si një nga çiftet më të dashura nga publiku, kjo edhe për shkak të paraqitjeve të tyre të vazhdueshme së bashku nëpër rrjetet sociale, duke dëshmuar se po kalojnë një romancë të bukur.

 

Së fundmi këngëtarja Eni Koçi ka befasuar, duke publikuar një fotografi, në të cilën shihet në krahët e një mashkulli tjetër.

 

E sikur për të shprehur xhelozinë, publikisht ka reaguar i dashuri i saj Genc Prelvukaj, i cili ka dërguar një koment asaj me disa “emoji”, duke shprehur habinë për këtë gjest.

 

Ndërsa Eni ia ka kthyer komentin duke i thënë “Love”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor me titull “Sekreti”.