‘Sauku’ mbetet problematik: Tërhiqen 11 patenta dhe arrestohen dy drejtues mjetesh

‘Sauku’ mbetet problematik: Tërhiqen 11 patenta dhe arrestohen dy drejtues mjetesh

319
0

Policia e Shtetit gjatë natës ka kontrolluar me Radar në aksin Sauk-Teg, për të parandaluar aksidentet rrugore, që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara por edhe për shkelje të tjera.

 

Gjatë kontrolleve të mbrëmjes së kaluar, policia ka kapur drejtues makinash me shpejtësi skëterrë nga 142 km/h deri 174 km/h, rrezik potencial për aksident rrugor.

 

Për 5 orë në këtë segement janë evidentuar dhe ndëshkaur me pezullim patente 11 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

 

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë/Masa të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

 

Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion, mos abuzo të arrish më të keqen.

 

Kontrolle me ne aksin Sauk-Teg dhe kontrolle me ne të gjitha rrugët e kryeqytetit.

 

 

Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, përsëri evidentohen shumë drejtues mjetesh të cilët vijojnë të shkelin rregullat dhe të abuzojnë me shpejtësinë, alkoolin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

 

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri 174 km/h, rrezik potencial për aksident rrugor.

 

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.49 mg/l.

 

Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që variomte nga 0.55 mg/l deri në 0.68 mg/l.

 

Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet, gjatë drejtimit të mjeteve, për njê mjedis social dhe publik me tê sigurtë pêr veten dhe tê tjerët.