Kronike

Sarandë/ Kërkohej prej 4 ditësh, gjendet i pajetë në dhomën e hotelit një doganier

By vizionc

January 11, 2020

Një doganier është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli, në Sarandë.

 

Mësohet se viktima është 63 vjeç, i quajtur Janaq, dhe po kërkohej prej katër ditësh.

 

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak.

 

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhen e plotë të vdekjes së doganierit.