Lajme

Sara Hoxha zbulon nëse do e realizojnë dasmën këtë vit. Çfarë projekti do sjellë në verë?

By vizional

May 26, 2023

 

Ledri Vula lançoi më 24 maj albumin e tij të ri “1 G.O.A.T për ty”. Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumta publike.

Sigurisht vëmendje mori edhe partnerja e tij Sara Hoxha, që është kthyer në një personazh shumë të dashur. Në një intervistë për ‘T7’, Sara ka folur rreth gjërave të reja, projekteve e jetës personale.

Ajo la të kuptohet se në verë do vijë me një projekt, por nuk e zbuloi se për çfarë bëhet fjalë. “Do e shikoni shumë shpejt, nuk mund të flasë akoma”-tha ajo.E pyetur nëse do ketë dasmë këtë vit, influecerja e mohoi duke thënë se nuk kanë asnjë plan. “Jo. Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan.”- u përgjigj Sara.

Sa i përket planeve për zgjerimin e familjes ajo tha: “Kemi menduar shpeshherë (për një motër ose vëlla për Poem). Unë dëshirë kam të bëj dhjetë (fëmijë), por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. (qesh) Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi most ë mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”- tha Sara.Gjithashtu, ajo deklaroi se nuk do jetë pjesë e asnjë prej videoklipeve të Ledrit të xhiruara për albumin e ri.