Pritjes së ëmbël, i ka ardhur mbrëmë fundi, e fryti i dashurisë që po rritej në barkun e Sara Hoxhës ka ardhur në jetë më 11 tetor. 23-vjeçarja është bërë nënë për herë të dytë e këtë gëzim nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj. Para pak minutash ka postuar foton më të ëmbël në Instagram shoqëruar me këto fjalë:
“Çmendurisht në dashuri me Romanin tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Erdhi pak më herët nga se e prisnim, megjithatë 2.9 kilogramë lumturi e pastër”
https://www.instagram.com/p/B3gxGLDnqvC/?utm_source=ig_embed