Sara Hoxha sapo na zbuloi dy sekrete në një dedikim special! Gjininë...

Sara Hoxha sapo na zbuloi dy sekrete në një dedikim special! Gjininë e bebit dhe ‘xhelozinë’ e Ledionit

549
0

Sara Hoxha ka uruar bashkëshortin e saj në një dedikim të ndjerë për datëlindje, ku ka rrëfyer edhe se është në pritje të një djali të dytë!

Sara Hoxha dhe ledion Liço janë një ndër çiftet më të përfolur në shoëbiz. Së fundmi ata dhanë lajmin e bukur se janë në pritje të një fëmije të dytë dhe Sara shfaqi foton e ëmbël me barkun e rrumbullakosur.

Por, gjininë e bebit nuk e dinim ende! Në një dedikim të ndjerë për shokun e jetës, Sara Hoxha ka treguar dy sekrete të ëmbla!

“Si sot shumë vite më parë, në ditëlindjen e tij, kam takuar shokun tim të shpirtit. Nuk ka njeri më të mirë dhe baba më të mirë, që mund të kisha kërkuar për dy djemtë e mi. Të dua! P.S. edhe pse nuk jeni në median sociale, unë e di që ju kontrolloni postimet e mia në 24 orët e fundit në baza ditore,”– shkruan Sara Hoxha në Instagram.

Ledion Liço ka disa kohë që nuk ka asnjë llogari në rrjete sociale, por profilin e gruas së tij nuk lë pa e kontrolluar!