Saimir Tahiri: Sot ka politikanë pa kocka dhe pa b*thë në Shqipëri…Jap...

Saimir Tahiri: Sot ka politikanë pa kocka dhe pa b*thë në Shqipëri…Jap dorëheqjen

403
0

Ashtu siç e njoftoi më herët, fiks në orën 10.00, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë para medieve ku mbajti një konferencë për shtyp. Nga Kryesia e Kuvendit dhe jo nga foltorja e Parlamentit, Saimir Tahiri pasi ka dëgjuar, siç tha ai, një lumë akuzash ndaj personit të tij përgjatë këtyre gjashtë muajve heshtjeje, që me nisjen e hetimeve ndaj tij lidhur me akuzat për implikimin e tij në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike si bashkëpunëtor i grupit “Habilaj”. Të shumtat kanë qenë aludimet për shkakun e kësaj  konference të papritur, por ajo që bie në sy është fakti se ajo vjen menjëherë pas shtimit të presionit ndërkombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama për të mos e mbrojtur më me fuqinë e votave dhe mbledhjes së Komisionit hetimor parlamentar për hetimin e tij, ku opozita akuzoi institucionet se po pengojnë punën e Komisionit, duke mos dhënë informacion. Gjithsesi një gjë është e sigurtë, Tahiri në këtë konferencë po përdor sërish gjuhën e “të fortit” dhe njeriut që nuk i bëjnë dot gjë, për arsye që ai pretendon se i di vetëm ai.

 

Tahiri tha se jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

 

Deklarata e Tahirit

 

“Jo se unë jam ëngjëll në fakt, njeri jam, por kur gjyqin ma bën ajo racë që ka vjedhur dhe nuk është ndëshkuar, unë nuk e pranoj. Mua më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti,  më ka mbrojtur mazhoranca, më ka mbrojtur Edi Rama, e kam thënë se nuk dua të më mbrojë asnjë. E kanë thënë se këto më paskan mbrojtur mua nga burgu. Tani dëgjoj se unë po pengokam edhe integrimin e Shqipërisë. Po e pengokam unë.

 

Unë nuk kam qënë kurrë dhe as jam si këta. Nuk fshihem dhe rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për të kapur tendera apo lekë dhe as për të kapur paprekshmëri dhe jo më pastaj që rrugën për në Evropë ta pengoj unë.

 

Unë kam 6 muaj që hesht për akuzat jashtë çdo imagjinate nga këta palaço politike që nuk lenë ekran pa pështyrë çdo të enjte. Unë kam 8 vjet në qeveri dhe më duket sikur kam 80. Me tërë këto akuza aq shumë kam dëgjuar.

 

Kur shoh këta që kërkojnë falje në kurriz të popullit….është shumë pak ç’kanë shpifur për mua me atë që kanë bërë në 20 e ca vjet. Këta të vrasin natën dhe të qajnë natën. Hajduti flet për ndershmëri…të gjithë flasin për drejtësi. Unë kam dëgjuar 6 muaj duke mos folur për të respektuar drejtësinë. Kjo është arsyeja.

 

Unë akuzohem për trafikant, kjo është akuza. Unë drejtësinë do ta pres në gjykatë. Po kur gjyqin publik ma bëjënë këta….Më akuzon Lulzim Basha, këllëfi më qesharak në politikën shqiptare që ka vrarë 4 vetë në bulevard.

 

Mua më akuzon Sali Berisha, që e ka bërë gojën çorap me shpifje dhe janë të paketuar për vrasje, shpifje, vjedhje. E kanë rrënuar Shqipërinë. Më akuzon Monika dhe Iliri, që Zoti e di se nga t’i kapësh se nuk ka ujë të shenjtë që i lan.

 

Unë do të përballem me drejtësinë, po këta që akuzohen e shesin dëngla? Si ia hodhën drejtësinë? Duke varrë hajdutin? Duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, duke blerë gjykatës dhe kanë blerë rehatin, drejtësinë, duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje.

 

Heshtja ime sot duket si kurrzi i përkulut. Por kush e ka marrë për frikë e dorëzim….unë as jam dorëzuar dhe as kam ndër mend ta bëj. Dua t’i drejtohem kolegëve të mi që nëse ka ndonjë të vetëm. Shqiptarët e dinë se plot politikanë para meje kanë qënë të akuzuar për vjedhje vrasje e ia kanë hedhur paq”- tha Tahiri