Aktualitet

Saimir Tahiri: Prokuroria të më hetojë. Ku gabova me Habilajt

By vizional

October 17, 2017

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas përgjimeve të trafikantëve të drogës të publikuara nga mediat italiane, ku përmendej emri i tij. Ai ka pranuar se Habilajt i ka kushërinj, por shumë të largët dhe se i vetmi gabim që ka bërë është që u ka shituar makinën 4 vite më parë. “Gabimi im i vetëm është që u shita makinën 4 vite më parë”, deklaroi ai. Ish-ministri i Brendshëm tha është i hapur për hetimet nga Prokuroria për zbardhjen e të vërtetës.

Fjala e Tahirit:

E kuptoj shumë mirë, por ndoshta sot më shumë se kurrë secili që më njeh, e kushdo që më ka takuar të paktën dhe njëherë, është i shtangur nga lajmet dhe sidomos nga përfshirja e emrit tim. Me dashje apo keqdashje të gjithë presin përgjigje prej meje. I falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar e kontaktuar. Ata që kanë punuar e besuar tek unë. Siç kuptoj dhe kundërshtarët, të cilët për herë të parë dhe të fundit sot as do i akuzoj dhe as do i kundërshtoj, sepse sot është dita e tyre sot, të shfrytëzojnë pallavrat e dy kriminelëve se kush ka më shumë influencë, në një veprimtari kriminale që e kam luftuar çdo ditë të punës sime. Jam rritur me prindërit e mi dhe sot rris tim bir, duke besuar te e vërteta. Sado e madhe qoftë gënjeshtra, e vërteta është aty. Sikur ta besojnë gënjeshtrën miliona vetë, e vërteta vlen më shumë. Kam mbajtur detyrën e ministrit dhe nuk jam dorëzuar përballë sulmeve. Kam luftuar çdo ditë me çdo fuqi timen, për të bërë detyrën. Nga sot pres me padurim të dalë e vërteta në dritën diellit, mbi të gjitha për Shqipërinë e së nesërmes. Jam përpjekur me çdo punonjës policie, duke punuar me ta. Përballë deputetit kam mbrojtur policin, përball pushtetarit kam mbrojtur policin. Mbi gabimet dhe vështirësitë ka gjithmonë forcë dhe shpresë për tu ringritur, siç ringrihet çdo ditë ai që nuk ka as bukë, iu kam shërbyer qytetarëve dhe jo oligarkëve. Kam humbur mundësinë për kompromise me njerëz të pushtetesh, të cilët nuk i kam dashur kurrë në krah dhe as nuk dua t’i kem. Kjo luftë e gjithçka arritëm kishte jo pak kosto për mua. Kam marrë një ndihmë sado të vogël nga ekipi. Sot është një ditë jo e lehtë për mua, në raport me veten, moralin tim, familjen e mbi të gjitha me tim bir. Por edhe në raport me njerëzit që njoh, që më kanë besuar e zgjedhur. Dy kriminelë, që janë kushërinjtë e mi të shkallës së dhjetë, janë arrestuar për drogë dhe kanë përmendur emrin tim. Kriminelë që përmendim emra politikanësh për tu mburrur, unë nuk jam as i pari dhe as i fundit. Menjëherë kërkoj nga prokuroria pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti të vërtetohet gjithçka. Unë nuk jam ajo racë njeriu dhe politikani ku fshihet e vërteta, por ndjej përgjegjësi, qoftë dhe ndaj kushërinjve të mi, që kam bërë gabim se katër vite më parë iu kam shitur makinën time personale. Drejtësia ti hetojë deri në fund këta që përmendën emrin tim. Unë nuk kërkoj nga askush të më besojë e më mbrojë. Më sa pakti nga kolegët e mi, edhe nga kryeministri. Siç nuk kërkoj nga askush që më njehe beson, që të jetë i fortë mbi të gjitha. Unë nuk kërkoj të më besojë njeri kot, për më tepër që politikanë që përbetohen ka plot në këtë vend, edhe kur janë kapur me presh në dorë, duke vjedhur e vrarë. Unë nuk jam ajo lloj e racë, që fshihet pas pushtetit e miqësisë, apo me pronarët e medias, për të kërkuar një hije apo skutë në rrugën që duhet bërë për të nxjerrë të vërtetën në dritë. Do luftoj vetë që çdo e vërtetë të zbardhet deri në fund dhe drejtësia të thotë fjalën e saj. I kërkoj ndjesë tim biri, familjes dhe çdo shqiptari. Do shoh në sy këdo që është i bindur se besimin që më kanë dhënë njerëzit e kam borxhin më të madh ndaj secilit për ta çuar të vërtetën deri në fund.