Saimir TAHIRI prek mbarë rrjetin, letër të birit: Më mori me vete...

Saimir TAHIRI prek mbarë rrjetin, letër të birit: Më mori me vete fatura e punës sime! Bëj durim… (E PLOTË)

483
0

Saimir Tahiri shkruan një letër tejet prekëse për djalin e tij Drinin, i cili sot mbush 8 vjeç.

 

Tahiri i flet Drinit me fjalë të ndjera dhe i jep këshilla të vyera ndërsa nuk ngurron t’i hapet edhe për momentet e vështira që ka kaluar si pasojë e punës së tij si ministër i Brendshëm e për të cilën ka paguar një ‘faturë’ aspak të lirë.

 

-Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.

Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.

Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.

Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.

Por ti do e fitosh Drin.

Mua më ke aty, përgjithmonë- shkruan Tahiri.

 

LETRA E PLOTË E SAIMIR TAHIRIT:

 

Leter për tim bir…

 

Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, me pas fatura e punës sime.

Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë.

Dikur do e kuptosh edhe vete.

Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani.

Gjëra me rëndesi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.

Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.

Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara.

Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.

Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhetojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerezit e vendin po e po.

Por mos u lesho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.

Edhe ti ashtu bëhu. I vertete.

Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gje. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde.

Lufto! Lufto gjithomë! Me veten e me kedo tjeter. Por mos e tradhto shpirtin e gjithcka beson. Per këdo e asgjë.

Humbe garen “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.

Dhe jep! Sakrifiko!

Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.

Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.

Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.

Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.

Por ti do e fitosh Drin.

Mua më ke aty, përgjithmonë.

Edhe 100