‘Sa vajza ke?’, Aurel Plasari publikon mesazhin kërcënues: Mund të jetë i...

‘Sa vajza ke?’, Aurel Plasari publikon mesazhin kërcënues: Mund të jetë i njëjti që kërcënoi Klement Zgurin…

479
0

Studiuesi Aurel Plasari, ka denoncuar rreth një orë më parë kërcënimin që i është bërë me mesazh nga i njëjti person që kërcënoi me jetë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familjen e tij.

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Plasari shprehet se Emiljano Pjetri me gjasa është i njëjti person, por nuk ka dashur ta bëjë publike.

 

Sipas Plasarit, kjo është fryma që kryeministri Rama ka përgatitur 30 Qershorin, ndërsa ironizon dhe ministrin Lleshaj duke thënë se ky i fundit ruan gazin lotsjellës dhe jo mbrojtjen e personave.

 

Statusi i plotë:

 

KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN

 

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

 

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

 

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës.