Sa të sigurt janë ashensorët, incidenti i fundit në Tiranë

Sa të sigurt janë ashensorët, incidenti i fundit në Tiranë

361
0

Një vajzë 24-vjeçare ka shpëtuar për mrekullisht. Sipas policisë së kryeqytetit rreth 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum.Në ashensor ndodhej vajza e re, e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor.Në vitin 2017, një 29-vjeçare humbi jetën nga një zjarr që ra në ashensor. Ndërkohë nga shërbimi zjarrfikës thonë se rastet që ata ndërhyjnë gjatë bllokimit të ashensorëve janë të shumta.Sipas ekspertëve një qytetar nëse ngelet në ashensor duhet të ruajë qetësinë, të mos krijojë panik, të mos shtypë butonat e panelit të ashensorit, por vetëm atë të alarmit.