Lajme

“Sa shumë të doja…”, Flor Mumajesi poston dedikimin prekës, dhe ka një arsye..

By vizional

October 04, 2019

Flor Mumajesi ka ndarë një pjesë të klipit, të mikut të tij Klajdi Haruni, por në sy bien fjalët që përmban teksti.

Këngëtari Flor Mumajesi, postimet në rrjete sociale i ka mjaft të rralla. Kësaj radhe ka vendosur të vijë pranë ndjekësve të tij me një këngë prekëse, një pjesë të shkëputur nga klipi i mikut të tij, Klajdi Haruni.

 

“Sa shum te doja vetem kur thoshe t’lutem mos u ndal o shi…”- shkruan Flor Mumajesi përkrah videos të ndarë në profilin e tij në Instagram.

 

Prej kohësh, Flor Mumajesi vendosi të shkëputej nga rrjetet sociale, duke lënë një mungesë të madhe tek fansat e tij, por duket se tashmë është rikthyer dhe së shpejti do ta shikojmë me projekte të reja.