Sa shtrenjtë e paguajnë naftën shqiptarët

Sa shtrenjtë e paguajnë naftën shqiptarët

508
0

Në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë ata që kanë një automjet në përdorim, e paguajnë naftën në çmime të ndryshme. Kjo varet direkt nga qeveritë e këtyre shteteve pasi futet në lojë taksa për çdo litër naftë. Dhe këtë taksë, më të lartën në Rajon e ka Shqipëria me 0.63 euro dhe Maqedonia është vendi që këtë taksë e ka më të ulët, me 0.26 euro për litër. Gjatë vitit 2018, çmimi natës për fuçi në tregjet ndërkombëtare ka qenë rreth 65 dollarë dhe një fuçi ka 159 litra naftë të papërpunuar.  Çmimi mesatar i shitjes së një litri naftë në pikat me pakicë në Shqipëri është rreth 170 lekë për litër. Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria importon rreth 500 mijë tonë karburante në vit, në një treg që vlerësohet se qarkullon mbi 800 milionë euro në shkallën fundore duke përfshirë dhe prodhimin vendas. Ndërkohë çmimi i naftës në vendin tonë duket se do të rritet. Kjo pasi Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrollin e pompave” në stacionet e karburanteve.  Komisioni i Prokurimeve ka lejuar Ministrinë e Financave të zhvillojë tenderin që ia kalon privatit këtë shërbim, i cili aktualisht kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë. Projekti për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve ka lindur në vitin 2016, si propozim i pakërkuar nga një kompani shqiptare e quajtur “Noa Control”.  Koncesioni i pompave është taksa e tretë private, që qeveria u ngarkon qytetarëve te çmimi i naftës. Dy të parat janë “tarifa e markimit” dhe ajo e “skanimit”.