“Sa shpirtin të du!”, Adelina Ismajli kujton me fjalë të ndjera të ëmën dhe përlot rrjetin

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, 4 vite më parë humbi nënën e saj. Sot në një reagim në mediat sociale, Ismaili kujton me mall të ëmën, ku i ka dedikuar fjalë të ndjera. Këngëtarja ka treguar dhimbjen që ajo ndjen nga humbja e nënës, e shton se  tashmë po mëson jetën pa praninë e saj.

 

“Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty, se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiejt e tokën nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku ti më ke mësuar me fluturu, e këtë tokë që m’ke mësu me i’u kthy. E këta njërëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me e shpjegu diçka që nuk mbaron kurrë?

 

 

Postimi i këngëtares

Sa shpirtin të du, e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt ç’ka ke dasht e kam ndalu me e bo, se nuk janë sytë e tu me pa. Më pak kishte me dhimbt me m’pas lanë kujtime pa krenari.Ti ma ke lamë rrugën e shtruar me dashni e mburrje për shumë jetë. E dy engjujt që veç të mirën e njohin. Përjetësisht puth dhe tokën kah ke ec mami”, shkruan Ismaili.

 

 

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *