Sa punojnë dhe paguhen shqiptarët?

Sa punojnë dhe paguhen shqiptarët?

291
0

Në Shqipëri, një qytetar paguhet mesatarisht 351 lekë për një orë pune.Sipas të dhënave të INSTAT në bazë të sektorëve, më të paguar janë punonjësit e kompanive financiare dhe të sigurimeve, ndërsa ata që paguhen më pak janë të punësuarit në sektorin e shërbimeve dhe sektori i përpunimit të mallrave.Përsa i përket orëve të punës, më të privilegjuarit janë administrata të cilët realizojnë më pak se 40 orë punë në javë. Qytetarët shqiptarë paguhen 351 lekë për një orë pune. INSTAT ka publikuar raportin me të dhënat e vitit 2016, ku vihet re se sipërmarrjet që paguajnë më shumë janë ato që zhvillojnë aktivitete financiare dhe të sigurimit, ku një orë pune kushton 700 lekë. Në bazë të orëve totale të paguara, paga në këto sektor arrin deri në 124 mijë lekë në muaj. Pas kësaj renditen aktivitetet e informacionit dhe komunikacionit, me 521 lekë për orë. Aktivitetet ekonomike me koston më të ulët janë: Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 241 lekë; Industria përpunuese me 250 lekë dhe Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve me 254 lekë.

 

Por sa orë në javë punojnë shqiptarët?

 

Duket se më të privilegjuarit janë ata që kanë një punë në shtet, pasi janë të vetmit që punojnë më pak se 40 orë në javë që është edhe limiti i vendosur me ligj.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, sektorët ku punonjësit punojnë me orar më të gjatë janë në pasuritë e patundshme, industria nxjerrëse e përpunuese por edhe tregtia.

 

Anketa është kryer në terren në periudhën Prill-Maj 2017 dhe ndjek një periodicitet 4 vjeçar.

 

Anketa e Kostos së Punës kryhet pranë ndërmarrjeve dhe përbën një nga burimet kryesore për matjen e niveleve dhe përbërjes së kostove të punës.

 

Pagesat sipas sektorëve

Aktiviteti Financiar dhe Sigurimet 700 lekë/ora

Informacioni dhe Komunikacioni 521 lekë/ora

Furnizmi me Energji,gaz 493 lekë /ora

Aktivitet profesionale e Shkencore 481 lekë/ora

Transporti dhe Magazinimi 435 lekë/ora

Shëndetësia 388 lekë /ora

Industria e përpunimit 250 lekë/ora

Shërbimet në restorante 241 lekë /ora

 

Orët e punës në javë

Administrata 2.015 orë

Akomodimi 2.130 orë

Arsimi 2.150 orë

Ndërtimi 2.204 orë

Tregti 2.215 orë

Industri Nxjerrëse 2.231 orë

Pasuritë e patundshme 2.247 orë

 

Burimi: OraNews