Lajme

“Sa për Borën….”/ Albërije Hadërgjonaj flet për mbesën: Trixa është naive, ja çfarë mendoj për lidhjen me Donaldin

By vizional

December 05, 2021

Albërije Hadërgjonaj, që është edhe tejza e Beatrix, ka komentuar zhvillimet më të fundit në Big Brother VIP. Ajo thotë se e ndjek me vëmendje Big Brother VIP dhe shpreson që fituese të jetë mbesa e saj. Në një reagim për Kryefjala, Albërije Hadërgjonaj thotë se Trixa është vajzë naive dhe beson në dashuri, ndërsa sipas saj nuk ka asnjë detyrim ndaj Bora Zemanit. Alberie e ke ndjekur BB VIP, cili prej banorëve mendon se do ta fitojë dhe me kryesorja si po e shikon Trixën brenda shtëpisë?

Alberije: Po e kam ndjekur nga momenti kur është fut një pjesë e shpirtit tim aty-Trixa, të cilën e kemi rritur bashkë me motrën.

Normalisht une do doja të fitonte Beatrixa dhe do gënjeja po të thosha ndryshe. Është mbesa ime dhe e dua si vajzat e mia.

Si është marredhënia juaj me njëra tjetrën?

Alberije: Beatrixa është njësoj sikur ta kisha lind vet!

Duke qenë se ti e njeh mjaft mirë, si te duket marrëdhënia e saj me Donaldin, a ka rënë Trixa në dashuri?

Alberije: Trixa është vajzë naive dhe beson verbërisht në dashuri, dhe duke e njohur mire e di që është e sinqertë neë atë që thotë.”

 

Po ketë trekendëshin e krijuar Donald, Bora, Trixa si do ta komentoje?

 

Alberije: Eshtë shuuumë normale që dy te rinj te dashurohen. Beatrixa s’ka qenë shoqe e Borës dhe si detyrohet asgje. Shto këtu faktin që Bora e Donaldi ishin të ndarë prej 8 muajsh.

 

A ka gabuar Trixa që u lidh me Donaldin?

 

Alberije: Nuk mund të jetë gabim të dashurosh dike që të thotë “jam single dhe ti je ajo që dua.