“Sa ju shijon kjo ish”, Grida Duma kapet me Artur Zhejin: Për...

“Sa ju shijon kjo ish”, Grida Duma kapet me Artur Zhejin: Për mua totalisht e pavlerë!

710
0

 

Ish- deputetja Grida Duma, e ftuar në emisionin “369 gradë” në Ora News deklaroi se “në Parlament nuk bëhet me politikë por vetëm batuta”.

Menjëherë ka reaguar Artur Zheji i është drejtuar me “ish- deputete”, për pyetjen e radhës.

Duke vijuar më tej, ajo u shpreh se koha që ka qenë në Parlament ka qenë totalisht e pavlerë për të.

“Sa ju shijon kjo ish. Për mua periudha që isha brenda Parlamenti ishte totalisht e pavlerë! Totalisht në kuptimin e të bërit politike, e folësave, me po me jo. Parlamenti përveç batutave, le ta pranojmë që nuk po bëjmë politikë sot”, tha Duma