Sa i saktë është tampon? Brataj: Fallciteti është i lartë!

Sa i saktë është tampon? Brataj: Fallciteti është i lartë!

358
0

“Fallciteti i tamponit është i lartë”, kështu është shprehur Drejtori I Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në Spotlight nga Alban Dudushi, mbrëmjen e sotme.

I ftuar në Vizion Plus, Brataj shton se qytetari ka 4 mënyra për hyrjen në sistem duke renditur kështu mjekun e familjes, Qendrën Shëndetësore, Urgjencën e Spitalit dhe përmes 127-ës.

Skënder Brataj: Mënyra e hyrjes së qytetarit në sistem ëshët 127-ta, mjeku i familjes, Qendra Shëndetësore dhe Urgjenca e Spitalit, aty do të duhet të paraqitet. Të katër këto burime ja transmetojnë epidemiologut, sepse është detyrë e epidemiologut të marrë tamponin ta nisë drejt ISHP-së dhe t’i kthejë përgjigje qytetarit. Jo vetëm kaq, por ato persona që i jepen epidemiologut, kanë për detyrë që dhe kontaktet e ngushta të bëjnë një studim ose një ndjekje epidemiologjike, që kush duhet të bëjë tampon tjetër.

Siç kemi thënë që ky është një proçes dinamik, është vënë re që falcitetit i tamponit është akoma i lartë. Personat, kotaktet që nuk kan ëasnjë shenjë as një simptomë, pothuajse nuk dalin dhe është një thikë me dy presa se mund ti thuash një kontakti që je negativ dhe nesër ose pasnesër mund të dalë pozitiv