Lajme

Sa e rëndësishme është ta mposhtësh Gjermaninë e tregojnë lotët e Chicharitos

By vizional

June 17, 2018

Javier Hernandez Chicharito i është gëzuar jashtë mase fitores së Meksikës ndaj Gjermanisë. Meksika ka marrë tre pikë nga përballja me Gjermaninë në Kupën e Botës, pas fitores 1:0 të arritur në ‘Luzhniki Arena’. Ishte Lozano që realizoi golin e fitores për Meksikën, pas një asistimi që pranoi nga Chicharito. E ky i fundit, pas ndeshjes nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve nga gëzimi që kombëtarja e tij ka mposhtur kampionët e botës.