Showbizz

‘Sa do zgjasë kjo mo ej?’/ Karantinë dhe halle! Endri Prifiti i mbaron vera, e ‘nxjerr nga dheu’: Ma sollën me taksi, kupton apo s’kupton?

By admin

April 15, 2020

Duke qënë se është mbyllur në shtëpi prej më shumë se një muaji, dhe nuk dihet se kur do të dalë, i ka mbaruar edhe vera. Në kushte të vështira ka gjetur një mënyrë për ta gjetur dhe për ta shijuar ashtu si në të ditë të zakonshme. KORÇË– Këngëtari i njohur shqiptar Endri Prifti duket se ka zgjedhur qytetin e tij të Korçës për t’u karantinuar në këtë kohë kur vendi është në shtetrrethim prej koronavirusit. Në disa video në rrjetin e tij në Instagram, Endri ka ndarë me ndjekësit e tij edhe një shqetësim.

Duke qënë se është mbyllur në shtëpi prej më shumë se një muaji, dhe nuk dihet se kur do të dalë, i ka mbaruar edhe vera. Në kushte të vështira ka gjetur një mënyrë për ta gjetur dhe për ta shijuar ashtu si në të ditë të zakonshme.

“Ore si i bëhet edhe sa do zgjasë kjo mo ej? Ju kam gjetur me verë. Po vera edhe mbaron, dhe na e sollën me taksi. Kujt i mungon vera ia sjellin me taksi ja kështu siç ma sjellin mua. Ja kështu do ta shtyjmë se nuk merret vesh sa do shkojë kjo punë. Kupton apo s’kupton?,”-thotë këngëtari.Këngëtari i njohur e ka shprehur hapur ‘dashurinë’ e tij për pijet alkoolike edhe kur u ndalua nga policia gjatë vitit të shkuar./korrieri.com.al/