Ruzhdi Gjokaj: Kush po luan me fatin e shqiptarëve në Mal të...

Ruzhdi Gjokaj: Kush po luan me fatin e shqiptarëve në Mal të Zi..!?

730
0

Ruzhdi Gjokaj, kreu i shoqatës “Malësia e Madhe” në Michigan ju bën thirrje dhe ju drejton një mesazh politikanëve shqiptarë në Komunën e Ulqinit, duke ju kërkuar të tregojnë veten dhe të çojnë në opozitë PDS-në. “Tregoni se Ulqini është i shqiptarëve dhe udhëheqja është nga radhet e partive tona”-shprehet kreu i Shoqatës “Malësia e Madhe”, zoti Ruzhdi Gjokaj. Sipas tij,  hilja më e madhe u bë qytetarëve të Ulqinit, sepse ata votuan shqip, kurse në pushtet u instaluan PDS të Millo Gjukanoviqit dhe tani heshtin të gjithë. Në një intervistë për Portalin “Vizion.com.al” zoti Gjokaj bën bashkëfajtorë të gjithë liderët në Malin e Zi.

Zoti Gjokaj, si e shikoni arrestimin e kryetarit të Komunës Ulqin Loro Nrekiq, si dhe 4 zyrtarë të tjerë, me akuzën për punësime partiake…?

 

“Ata të cilët mbjellin grurin me shejtanin, do të korrin egjrën” !! Se sa e saktë është kjo thënie e dëshmoi rasti i Ulqinit, ku për “më të ngjashme me ato që janë praktikë në Malin e Zi, arrestohen krerët e komunës në Ulqin dhe çka u bë “krisi pushka gjëmoi toka vrau gomarin ….” Vështirë është që këtu të dallosh se cili është kryeshejtani, pasi që shejtanë po dalin që të gjithë. Ai që më së paku pritej të binte pre e malverzimeve politike ishte Saubih Mehmeti i LDMZ, por edhe ai dështoi në predikimet e tija që predikonte para zgjedhjeve parlametare kur i pati me disaporën, pasi gjithnjë luante rolin e një puritani, si edhe padroni i tij Bardhi. Në këtë grackë ranë edhe të tjerë, faj e pa faj, dije dhe pa dije, interes personal, nepotizëm etj. si pre e hileve të mëparshme. E hilja më e madhe u bë qytetarëve të Ulqinit, sepse ata votuan shqip, kurse në pushtet u instaluan PDS të Millo Gjukanoviqit dhe tani heshtin të gjithë (luten zotit sikur dhelpra ishalla nuk është nishti i’m që po digjet). Prandaj krejt liderët e atjeshëm janë bashkëfajtorë.

 Ju thoni se e gjitha kjo është e orkestruar dhe një sulm ndaj partive politike shqiptare?

 Siç shihet, këta politikanët ulqinakë vërtet janë të paparashikueshëm, prandaj ekziston frika edhe Malësisë, pasi që ia lëshuan mandatin e deputetit atij që nuk e meritonte, as nuk i takonte.  (Asgjë personale ). Të mbledhësh afër 4000 vota,  e t’ia lëshosh deputetin atij që nuk solli as 2000 ishte mëkat, kjo është ajo që duhet të brengosë, që më shumë se 15 mijë banorë nuk kanë përfaqësues të tyre.

 

Ju i quajtët bashkëfajtorë të gjithë liderët në Mal të Zi. Si është situata me shqiptarët aty?

 

Më duket sikur e kemi tradhtuar Malësinë. Dhe faj kemi të gjithë që nuk e kushtëzuam përkrahjen që të kemi deputetin nga Malësia, megjithëse isha këmbëngul që kjo mos të bëhet, por edhe ne të kemi përfaqësuesin tonë në foltoren e parlamentit të Malit të Zi, nuk arritëm. Edhe ata jo vetëm për numër të votave,  por edhe për faktin se njerëzit tanë janë ma të përgatitur, më guximtarë. Ndoshta dikujt nuk do t’i pëlqejë, por ajo as që më brengos, se ky është realititi! E bukura e realitetit është transparenca. A nuk e kallxuan këtë në zgjedhjet lokale per komunën e posaformuar. Është koha të mësojmë mend, ndoshta dikujt nuk do t’i pëlqejnë pohimet e miia, por ajo as që më brengos fare se çfarë mendon dikush tjetër, më në fund është diskriminim total ndaj Malësisë, Plavës, Gucisë dhe Rajoneve ku jetojnë shqiptarët!

 

Cili është mesazhi juaj për politikanët shqiptarë në Mal të Zi?

 

Politikanëve shqiptarë në Komunën e Ulqinit, dua t’ju them që tregoni vetveten  dhe çoni PDS në opozitë sikur në Malësi. Mos lejoni që dikush tjetër t’ju heq për hunde, tregoni se Ulqini është i shqiptarëve dhe udhëheqja është nga radhet e partive tona, siç thashë më lartë!

“Kush me shejtanin mbjell grurin, egjrën do të korrë”!!

 

Intervistoi: Eglantina Alliaj