Rusia po përdor çdo mjet për të ndalur pavarësinë e Kishës...

Rusia po përdor çdo mjet për të ndalur pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës/ Nga Prof. Dritan Koci

509
0

Duke analizuar një nga deklaratat e Kremlini duket që Rusia do të provojë të vendosë presion ndaj të gjitha Kishave Ortodokse për të ndaluar, refuzuar pavarësinë e Kishës Ortodokse Ukrainase sidomos në ato vende ku Patriarku Ekumenik nuk ka autoritetin territorial për të ndikuar në vendimet e punëve të brendshme të Kishave Ortodokse.

Vëmendje të vecantë Kremlini po I kushton edhe KOASH në Shqipëri për të siguruar që vota kundër pavarësisë së Kishës Ukrainsë të jetë e sigurtë dhe që drejtues të KOASH të sensibilizojnë Kishat simotra në vendet fqinje.

A do të ndikohet KOASH dhe Kishat e tjera nga presionet e Patriarkut Kirill për të kundërshtuar vendimet e Patriarkut Ekumenik?

Rusia ndoshta e gjykon që mund të marrë mbështetjen e Kishave të tjera për këtë cështje  në rast se luan kartën e shqetësimit rreth fuqizimit të pushtetit të Patriarkut Ekumenik dhe dyshimeve se në të ardhmen mund të marrë vendime të tjera që Drejtuesit e Kishave mund t’I kundërshtojnë.

Kjo konfirmohet edhe me ardhjen e Patriarkut Kirill në Shqipëri në Prill 2018 ku realizoi takime me objekt këtë cështje duket se nën zë I ka kërkuar pikërisht të shprehin pakënaqësinë ndaj vendimeve të Patriarkut Ekumenik dhe Kishave që e mbështesin.

Gjithsesi Patriarku Ekumenik ka qenë gjithmonë I qartë në deklarimet e tij se qëllimet në këtë aksion të Ukrainës për të vendosur drejtësi në disa ndarje prej dekadash që ekzistojnë prej vitesh ndërmjet Kishave dhe për të promovuar unitetin, bashkimin e shoqërisë Ukrainse dhe për tu siguruar milionave besimtarëve ukrainas, që kanë qenë jashtë komunitetit ortodoks ukrainas, të futen e të bëjnë pjesë e pandashme e komunitetit ortodoks.

Integrimi I Ukrainës në Evropë së bashku me pavarësinë e Kishës Ortodokse do të kishte një rëndësi të vecantë e do të forconte komunitetin ortodoks europian. Do të trashëgonte vlerat dhe kontribuonte në zhvillimin e evropës, do të krijojë një harmoni fetare dhe vlerësohet si sukses në mbështetjen e pluralizmit fetar; do të ndihmojë kultivimin e një dialogu ndër fetar dhe paqen në Rajon.

Rusia ka kërkuar gjithmonë me forcë të shpallë prioritetin e saj në botën ortodokse dhe veprimet e saj nuk kanë qenë ato të një Lideri sepse kanë patur si qëllim të vetëm përcarjen dhe nxitjen e konflikteve në kundërshtim me Patriarkun Ekumenik, I cili ka kërkuar ti japë fund ndarjeve, përarjeve dhe të promovojë paqen dhe stabilitetin në komunitetin ortodoks. Patriarku Ekumenik vazhdon akoma ta shijojë statusin historic si “midis të barabartëve” në botën e Ortodoksëve kristianë.

Duke theksuar respektin që Ukraina ka për lirinë fetare dhe vendet e tjera demokratike, autoritet Ukrainsë kanë vendosur që gjithsecili besimtar I lidhur me Kishën e tij ka lirinë e plotë dhe të drejtnë e pamohueshme për të vendosur me kë të lidhet pas njohjes dhe vendosjes së pavarësisë së Kishës Otrodokse Ukrainase.