Rusia mposht Arabinë në ndeshjen e parë të Botërorit

Rusia mposht Arabinë në ndeshjen e parë të Botërorit

387
0

Botërori “Rusi 2018” nisi me fitoren e lehtë të vendasve në ndeshjen hapëse ndaj Arabisë Saudite në ‘Luzhniki Arena’ të Moskës. Rusët shënuan pesë herë me Gazinsky (12’), Cheryshev (43’ dhe 91’), Dzyuba (71’) dhe Golovin (94′) për të mposhtur 5-0 kundërshtarin modest dhe për të marrë 3 pikët e para në grupin A. Në shkallët e stadiumit ishte një entuziasëm i jashtëzakonshëm nga tifozët rus edhe pse ndjeshja nuk ishte e një niveli shumë të lartë. Nesër do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Egjiptit dhe Uruguajit, në orën 14:00. Po nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e para të grupit B: Marok-Iran (17:00) dhe Portugali-Spanjë (ora 20:00).