Rusia jashtë Kupës së Botës 2022…! ?

Rusia jashtë Kupës së Botës 2022…! ?

412
0

Antidopingu

Rusia ka marrë ditën e sotme një dënim prej katër vitesh mospjesëmarrje në kompeticionet madhore, çka i bllokon mundësinë Kombëtares së futbollit për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar, në vitin 2022. Vendimin e ka marrë Federata e Anti-Dopingut. (WADA)

Ky vendim ka ardhur pasi Anti-Dopingu i Rusisë ka manipuluar disa nga rezultatet e sportistëve të saj. Në këtë formë, flamuri i Rusisë sipas vendimit të fundit nga Agjencia e Ant-Dopingut nuk mund të jetë prezent fillimisht në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio dhe më pas në Kupën e Botës së vitit 2022. Ndërkaq, Agjencia e Anti-Doping sqaron se atletët të cilët mund të provojnë se nuk janë të përfshirë në skandalin e dopingut mund të garojnë, por do të jenë të pavarur dhe nuk mund të përfaqësojnë Rusinë.

Federata ruse ka të drejtën e animimit deri në 21 ditë pas këtij vendimi, teksa me shumë mundësi çështja do të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, (CAS). Mbetet për t’u parë sepse do të jetë CAS ai që do të japë verdiktin përfundimtar, por për momentin Rusia është jashtë Olimpiadës dhe Kupës së Botës, ndërsa vendimi nuk cënon pjesëmarrjen në Euro 2020 /