Rudina Hajdari: Sherrin me Nisma Thurje e frynë mediet, por ne nuk ramë pre, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer

Deputetja Rudina Hajdari ka folur së fundmi për Nismën, lëvizjen e saj politike që tashmë e ka prezantuar, dhe me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në studion e “A2CNN”, Hajdari tha se ‘konflikti’ mes saj dhe anëtarëve të “Nisma Thurje” është fryrë më tepër nga mediat.

 

Ajo shtoi se gjëja që i intereson më shumë është fakti se për shqiptarët do të sjellë shpresë dhe demokraci. Më fjalën e saj, deputetja la të nënkuptohej se gjithçka mes saj dhe Nisma Thurje është rregulluar.

 

“Në këto 30 vite që kanë kaluar dy partitë ekzistuese erdhën me premtimin se ne do të futeshim në BE. Vijojnë me të njëjtin premtim. I shërbyen interesave vetjake dhe jo shoqërisë. Në grupin tonë secili ka peshë dhe rëndësi. Ka një lloj strukturimi. Lançimin e kandidatëve do t’a bëjmë këtë muaj. Kemi zgjedhur kandidatët pak a shumë për të gjithë qarqet. Ky grup që ka anëtarë të Nismës thurrje. Konflikti ynë me “Nisma Thurrje” u fry nga media. Ne nuk ramë pre e këtij presion, fillimet janë të vështira. Vizioni i grupit fillon me 26 prill. Është me vizione të qarta, nuk i shërben asnjë lloj grupimi. Në 2025 do të të ecim më para me reformën zgjedhore. Ne do ta fitojmë këtë betejë që ka të bejë me vendosjen e shpresës dhe demokracisë në Shqipëri. Nisma Thurrje është shoqëri civile, nuk mund të ketë anëtarë deputetë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me z. Shabani. Nuk ka njeri më të vendosur t’i shërbejë Edi Ramës se Zoti Basha. Basha i ka shërbyer duke braktisur prlamentin dhe zgjedhje lokale,”- tha Hajdari.

 

Si nisi debati i Hjadarit me Nisma Thurje?

 

Fillimisht, Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, në edicionin e lajmeve në EuroNeës, la të kuptohej që pas një shpërthimi të Hajdarit në parlament nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me deputeten. Pas një falënderimi për gjithë këmbënguljen që Hajdari bëri për hapjen e listave gjatë kësaj kohe, Soko u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi. Kështu, ai e tha në mënyrë indirekte se bashkepunimi mes tyre tashmë ka marrë fund.

 

Pas kësaj deklarate, deputetja Rudina Hajdari, është shprehur se nuk e ka ndjekur Sokon dhe se nuk di gjë që të jetë përjashtuar nga lëvizja. Ajo shtoi se vazhdon me krijimin e lëvizjes së re, pjesë e të cilës janë edhe aktivistë të Nismës Thurje.

 

Ditë më vonë, Hajdari prezantoi publikisht partinë Nisma dhe u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen me të.

Author: vizional