Aktualitet

Rudina Hajdari: Më bëjnë moral ata që kanë 28 vite që bëjnë politikë me Ruçin dhe futën Kaç Islamin në PD

By vizional

April 04, 2019

Reagon Rudina Hajdari pas kritikave nga PD se kërkoi 1 minutë heshtje në parlament, për nder të 4 martirëve të demokracisë.

 

Reagimi i plote:

Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike. Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë. Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lufter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion. Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare…