Rudina Hajdari: Komisioni për Metën kur të kemi Gjykatë Kushtetuese

Rudina Hajdari: Komisioni për Metën kur të kemi Gjykatë Kushtetuese

427
0

Opozita parlamentare ka kërkuar të shtyhet ngritja e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në një prononcim për mediat, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se komisioni duhet ngritur kur të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

“Propozova shtyrjen e ngritjes së Komisionit Hetimor parlamentar. Duke qenë se nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese nuk është koha e duhur, por sigurisht nuk mund ta ndaloj dot, pasi është nismë e 55 deputetëve të PS-së. Ngritja e komisionit do sillte pështjelim të situatës, e cila do vi në kosto të maxhorancës. Nuk kemi pse nxitohemi nëse ka shkelur Kushtetutën kjo mund të gjykohet në një moment më normal. Sa i përket seancës kemi kërkuar të tërhiqemi nga diskutimi, është bërë tashmë e patëm një seancë me një rezolutë. Nuk është në favor të akusjt përshtjellimi i situatës.

 

 

Duket më shumë si një konflikt personal, dhe kërkojmë që ky komision të shtyhet dhe te ngrihet në një moment kur të kemi një situatë më normale kur të ngrihet Gjykata Kushutetuese” u shpreh Rudina Hajdari.