Rudina Hajdari flet për raportet me demokratët: Takoj disa prej tyre, përfshirë...

Rudina Hajdari flet për raportet me demokratët: Takoj disa prej tyre, përfshirë edhe Berishën

195
0

 

 

Deputetja Rudina Hajdari mbajti sot një konferencë përvshtyp ku foli për shkarkimin e saj si kryetare e grupit demokrat.

Hajdari bëri fajtorë tre deputetët Alban Zeneli, Arben Elezi dhe Korab Lita, për të cilët tha se po mundohen të largojnë vëmendjen nga hapja e negociatave.

Teksa theksoi se nuk e ka pranuar dorëheqjen në mbledhje ashtu sikurse pretendon Korab Lita, Hajdari iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Ndërsa hodhi dyshime se pas vendimit të grupit fshihet edhe opozita jashtë, duke i drejtuar gishtin Lulzim Bashës, deputetja u shpreh se vijon të ketë takime me demokratët jashtë Kuvendit.

“Kam takur me disa ish deputetë, përfshirë edhe zotin Berisha. Janë disa prej tyre që këtë betejë po bëjmë ne për ndryshimin e sistemit e duan edhe ata. Unë nuk mendoj që kryetari i PD e do këtë lëvizje apo ndryshim sistemi”, tha Hajdari.