Kulture

Rudina dhe shahisti kapen ‘mat’ në Sarandë pas 35 vitesh

By vizional

July 19, 2021

35 vite pas suksesit të filmit ‘Dy herë mat’, aktorët Bujar Kapexhiu, Manjola Begolli, Alfred Bualoti u rikthyen dhe njëherë në sheshxhirim, në Sarandë, ku risollën kujtime të bukura jo vetëm me njëri-tjetrin por me të gjithë dashamirësit e filmit.

Ata morën pjesë gjithashtu në një lojë shahu të dy të rinjve të talentuar dhe me rekorde të këtij sporti në qytetin e Sarandës. Ky takim në formën e një spektakli që evokonte suksesin e ‘Dy herë mat’ ishte gjithashtu një nisje e mbarë e stinës turistike 2021.

Bujar Kapexhiu i cili luante rolin e Ilo Pinci ishte veshur me kuadrate për të rikujtuar karizmën e personazhit të tij. Aktivitetit të organizuar nga bashkia e këtij qyteti, i mungonte shumë prania e të ndjereve Aleko Prodani e Fadil Kujofsa.