
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka treguar për herë të parë se si e ka pritur familja e saj lajmin për ndarjen nga bashkëshorti dhe lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në disa ‘story’ që publikon në ‘Instagram’, Rudina tregon se ashtu si çdo familje, edhe familja e saj e ka pritur lajmin e ndarjes me shumë mërzi dhe trishtim.
Në fotot e publikuara, aktorja shfaqet duke gatuar me Markun, duke treguar edhe njëherë dashurinë e madhe mes tyre.