Rudina Dembacaj flet për tradhtinë dhe ndarjen nga burri, reagimi i saj...

Rudina Dembacaj flet për tradhtinë dhe ndarjen nga burri, reagimi i saj i shtangu të gjithë

260
0

Më në fund ajo ka thyer heshtjen! Moderatorja dhe aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj prej disa ditësh është protagoniste e shtypit rozë në lidhje me zhvillimet e fundit në jetën private. Gjithçka po përflitet është një divorc i mundshëm mes saj dhe Aleksit dhe shkak për këtë janë bërë disa fakte si mungesa e gjatë e fotove bashkarisht në rrjetet sociale, si edhe fakti që në daljet e fundit publike në ekran, Rudina e ka quajtur Aleksin si “babanë e Viktorias”! Kaq ka mjaftuar që të hamendësohet për një divorc të mundshëm mes çiftit që ka edhe një vajzë të vogël, Viktorian.

Rudina ka qenë e ftuara speciale në emisionin e mëngjesit në Ora News, ku përveç profesionit një nga çështjet për të cilën njerëzit duan të dinë më shumë është pikërisht statusi i saj i momentit. Duke ju referuar disa portaleve online që kanë akuzuar se motivi i ndarjes së saj nga bashkëshorti është pikërisht tradhëtia, për këtë çështje ajo u shpreh: “S’e kush më ka akuzuar, duhet të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe të iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për… ‘ Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë”, tha ajo. “Kam zgjedhur të mos flas për këtë. Nuk dua të flas për momentin se patjetër që do flas në një moment”.

E pyetur nga moderatorja e emisionit se si ndihej në këtë moment të jetës së saj, Rudina nuk e kurseu përgjigjen e drejtpërdrejtë: “Nga gjendja shpirtërore jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”.