Rudina Dembacaj dhe Aleksi shfaqen në krahë të njëri-tjetrit, çfarë i bëri...

Rudina Dembacaj dhe Aleksi shfaqen në krahë të njëri-tjetrit, çfarë i bëri bashkë ish-çiftin e njohur

548
0

Për Rudina Dembacaj është folur shumë gjatë këtij viti, madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi se divorci i saj me Aleksin ka qenë kryefjala e shtypit rozë për disa javë me radhë, dhe mesa duket lajmet për të nuk mungojnë as këtë fundvit. Aktorja shumë e dashur për publikun, ka preferuar të heshtë rreth kësaj çështje, duke mos dashur të japë detaje të tjera rreth kësaj teme, megjithatë kemi parë që ajo dhe ish-partneri ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe do të jenë gjithmonë të lidhur nga vajza e tyre, Viktoria.

 

 

Para dy ditësh vogëlushja ka fetuar 3-vjetorin dhe Rudina ka ndarë një urim në Instagram dhe një foto të ëmbël, ku shfaqet me të bijën dhe ish-bashkëshortin.

 

 

“Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote, e vetmja gjë që nuk do të mungojë kurrë është dashuria. Të duam shumë”, -ka shkruar aktorja.