Rudi Xhuliani në Opinion: Si i luftova “Padrinot” e Nju Jorkut

Rudi Xhuliani në Opinion: Si i luftova “Padrinot” e Nju Jorkut

372
0

Rudi Xhuliani është njeriu i cili dënoi pesë familjet mafioze të Neë York-ut, duke i dhënë qytetit sigurinë e munguar. Kryetari i Bashkisë ndoshta më i fuqishëm që Neë York ka pasur ndonjëherë dhe republikani i vetëm që e mbajti drejtimin e qytetit në dy mandate. Ai foli në intervistën e tij në Opinion dhe p0ër luftën ndaj familjeve mafioze të Nju Jorkut gjatë  kohës që ishte prokuror.

BF: Ju jeni shumë i njohur për luftën ndaj familjeve mafioze të Nju Jorkut, gjatë viteve ’85, ’86, kur ishit prokuror. Ata ishin mafiozë shumë të njohur. Për ta ka shumë libra, shumë filma. Ishte e vështirë të luftoje pesë familjet mafioze të Nju Jorkut?

 

RG: Ishte. Ishte e vështirë por pata shumë ndihmë.5 familjet, ishin Xhenoveze, Kolombo, Lukeze, Gambino dhe Bonano. Ato janë pesë familjet.