Rubrika/ Ditari i një gruaje/ Ëndrra të mbetura pezull

Rubrika/ Ditari i një gruaje/ Ëndrra të mbetura pezull

471
0

Ishte hera e parë që takohesha me atë të cilin, kisha menduar gjatë. Dita dhe çdo gjë tjetër vërtitej rreth tij. Unë si femër fillova të dukesha e ndjehesha tjetër njeri. Prisja se kur do të më shkruante e në fakt rezultoi e kundërta. Çdo gjë ishte një zhgënjim. Një histori e shtirur dhe gënjeshtare. Më kot shpreson në dashuri dhe ëndrra të vërteta. Asnjëherë nuk i kam kuptuar filmat me fund të lumtur.

Mendoja se bota ishte e imja e do të lumturohesha. Po jo ishte e kotë. Jeta nuk është si në romane, filma apo ëndrra. Më duhet të ndryshoj, të jem një tjetër njeri.