Rubrika/ Në rrëfimet e një gruaje

Rubrika/ Në rrëfimet e një gruaje

473
0

Sot takova zonjën Xh.N në një takim të rastësishëm më tregon për jetën e saj. Në jetën time kam njohur njerëz të dhunshëm. E njëjta histori dhe me bashkëshortin. Kuptova se historitë e grave kanë paralele të ngjashme. Dikush mund të thotë se duhet arsimi, të jesh e zonja, e përgatitur për jetën. Në fakt femrat e ndjejnë dhunën që në mënyrën e komunikimit. Po mendoja se dhe unë jam ndjerë e dhunuar. Nga sjellja arogante e gjinisë mashkullore kur më kanë trajtuar si objekt. Po kjo pak rëndësi ka në shoqërinë mashkullore. Nuk jemi viktima e as sende … Jeta qenka e çuditshme në rrëfimin e saj ajo më lëndoi. Aty jam unë, je ti, ajo që nuk thuhet po fshihet. Sot mund të eci me hapa të sigurtë për të fshehur rrëfimet e vrazhda.

Pas buzëqeshjeve apo heshtjeve ka reflektime. Zonja Xh sot më rrëfeu se burri e ka dhunuar disa herë.

Më tej më tregoi se jeta për të ka mbaruar e nuk ka kuptim. Aty në bisedë e sipër i them nuk ke një jetë të dytë. Po ajo vijon nuk ka rëndësi për mua jetoj për fëmijët.

Nga: Malvina M