Lajme

“Ruani kokën njerëz, jeni në një vend pa shtet”

By Vizion

August 03, 2016

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ndaj ngjarjes së sotme të ndodhur në Himarë, ku një turist vdiq pasi u përplas nga një mjet uji. Ai akuzon shtetin për këtë ngjarje, i cili, sipas Kikisë, nuk është i aftë të bëjë punën e tij dhe që për më tepër, nuk duhet të trumbetojë për bllokimin e ndalimin e motorëve të ujit, por duhet të vendoset kordoni i sigurisë.

Reagimi i plotë i Mentor Kikisë

Një shtetas i huaj humbi jetën sepse e copëtoi një palaço që bënte manovra me motorr uji që ta shikonte e dashura çfarë aventurieri është. Por vrasësi nuk është ai, por shteti. Një palo shtet që sa herë ka viktima në det kujtohet të japë alarmin: bllokim motorrave të ujit. Po pse o shtet e pushtet plehrë, pse duhen bllokuar motorrat kur duhet vendos vetëm një kordon sigurie dhe askush të mos guxojë ta kalojë?

Po shikoni more maskarenj se si respektohet ky rregull në çdo fshat të Malit të Zi, edhe atje ku ka vetëm 50 metra plazh. Po kaq e vështirë është të bëhet kaq gjë mor derdimenë, por duhet që çdo vit njerëz që vijnë për pushime tu hapet Kafka në det?

Përse e marrin taksën bashkitë për çdo kasolle në plazh, përse paguajmë para për çdo çadër ku fusim kokën? Nejse, derisa në këtë vend të dalë dikush qe të drejtojë, njerëz ruani kokën se jetoni në një vend që nuk qeveriset as në krye e as në bazë.